Showbiz
Eneda Tarifa sfidon Big Brother: “Gati ta moderoj që neser, nuk më tremb fare”
23 Nëntor, 2025 | 5:46 pm

Këngëtarja, moderatorja dhe kantautorja Eneda Tarifa në qoshen e Podfestë moderuar nga gazetari Olti Curri nuk është larguar pa ju përgjigjur pyetjeve pikante dhe ngacmuese të këtij të fundit.
Pyetjes nëse do ta moderonte një spektakël të përmasave si Big Brother Vip, Tarifa tha se është gati ta prezantojë në çdo moment, një gjë e tillë nuk e tremb aspak.
“Do e prezantoja patjetër, që nesër nëse më jepej mundësia, është I këndshëm, nuk e kam frikë sidomos edhe kur je producent pra jo vetëm prezantues që ke skaletën në dorë, por si banore jo, nuk do e bëja dot. Mendoj sigurisht që është përgjegjësi, por jo e pamundur. (Kujtojmë që Eneda Tarifa ka prezantuar edhe formatin e Portokallisë për disa vite rresht ku ka shkëlqyer me performancat e saj duke u bërë edhe më e dashur për publikun) .










































