Showbiz
Një aktor humori, një gazetare dhe një këngëtare me famë botërore. Emrat e përfolur si prezantues të Fest 64′ në RTSH
23 Nëntor, 2025 | 7:03 am

Dy emra të mëdhenj të skenës, një surprizë e mundshme dhe shumë pritshmëri. FEST 64 në RTSH po afron, dhe bashkë me të edhe dilema e madhe: kush do ta prezantojë spektaklin më të rëndësishëm të fundvitit?
Burime pranë produksionit pohojnë për portalin tonë se dy nga emrat më të përfolur aktualisht janë këngëtarja Arilena Ara dhe aktori i humorit Salsano Rrapi. Të dy të suksesshëm në fushat e tyre, me eksperiencë televizive dhe karizëm që i është provuar publikut, ata shihen si një dyshe potencialisht e fuqishme për të mbajtur në duar një festival kaq të madh.


Arilena nuk është një emër i panjohur për RTSH-në dhe skenat prestigjioze. E mësuar me performanca live, me elegancë dhe siguri artistike, këngëtarja shihet si një zgjedhje ideale për t’i dhënë festivalit një frymë moderne dhe ndërkombëtare. Përflitet se RTSH e dëshiron për shkak të profesionalizmit dhe aftësisë për të mbajtur skenën me natyralitet.
Në anën tjetër, aktori Salsano Rrapi mbetet një nga emrat më të dashur të humorit dhe televizionit shqiptar. Me spontanitetin e tij dhe aftësinë për të krijuar atmosferë, Salsano shihet si prezantuesi që do t’i jepte festivalit energjinë dhe lirshmërinë që e karakterizon publikun e sotëm. Emri i tij ka qarkulluar gjithnjë e më shpesh ditët e fundit si pjesë e kësaj skeme prezantimi.
Por nuk mbaron me kaq. Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu është gjithashtu një nga opsionet që po shqyrtohen nga RTSH. Me përvojë të gjatë në ekrane dhe me një stil të matur, profesional dhe të qëndrueshëm, Jonida shihet si një prezencë shumë dinjitoze në një event të këtij niveli. Ajo do të sillte balancën perfekte mes artit, informacionit dhe elegancës.

Edhe pse emrat po qarkullojnë me shpejtësi, RTSH ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar. Megjithatë, duke parë peshën e personazheve të përfolur, është e qartë se Fest 64 pritet të vijë me një skuadër prezantimi më të fortën e viteve të fundit.
Festivali është në prag, thashethemet shtohen, por një gjë është e sigurt: edhe këtë vit, “Fest 64” në RTSH do të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për këngët, por edhe për ata që do të mbajnë në duar spektaklin.












































