Showbiz
Eneda Tarifa rrëfen eksperiencën në Eurovizion dhe planet për një rikthim të mundshëm në Festival
22 Nëntor, 2025 | 4:51 pm

Në episodin e katërt të Podfestë e ftuar ishte këngëtarja Eneda Tarifa ku ka folur rreth karrierës së saj të gjatë në muzikë por edhe projekteve të tjera gjatë këtyre viteve, si edhe jetës së saj personale. Tarifa ka folur pa doreza edhe përsa I përket pjesëmarrjes së saj në festival duke I parë ato si e vetmja trampolinë që të shfaqte dhe të mbante të lidhur me publikun.
“Për mua, por besoj edhe për cdo artist, festivalet sidomos ato vite kanë qënë evente të rëndësishme, kanë qënë të vetmet dritare ku mund të shiheshe”.
E pyetur nga Drejtoresha artistike e FEST 64 Elhaida Dani nëse do të rikthehej në këtë festival, Tarifa thotë se patjetër do të kishte një rikthim të sajin, edhe pse ndoshta jot ë afërt.
“Edhe pse kam qënë në Eurovizion në vitin 2016, I kam provuar ndjesitë dhe fitorët, gjatë atij viti skam qënë në më të mirën timëe për shkak të situatave në jetën time personale, dhe ndoshta skam dhënë më të mirën time, nuk e kam shijuar dhe skam ditur ta menaxhojë mirë gjithcka, në plane të afërta nuk e kam rikthimin në festival, por sigurisht që e synoj, pse jo edhe ta fitoj sërish”.
Tarifa lajmëroi gjithashtu se edhe pse e fokusuar në jetën e saj personale ku prej dy vitesh po jeton një histori dashurie tashmë të konsoliduar më Genti Laskun, ajo tha se për fansat ka lajmin e mirë pasi vjen me 3 këngë të gatshme, ndërsa po përgatit edhe për një epi.
Këngëtarja, moderatorja dhe kantautorja Eneda Tarifa nuk është larguar edhe pa pyetjet ngacmuese në Qoshen e gazetarit Olti Curri ku e pyetur nga ky I fundit nëse do ta prezantonte një spëktakel të përmasave si Big Brother Tarifa tha se një spektakël I tillë nuk e tremb aspak.
“Do e prezantoja patjetër, është I këndshëm, nuk e kam frikë sidomos edhe kur je producent pra jo vetëm prezantues që ke skenarin një dorë, por si banore jo, nuk do e bëja dot. Mendoj sigurisht që është përgjegjësi, por jo e pamundur”.












































