Kryefjala Logo

FEST 64/ Artistët nisin provat në RTSH, përgatiten për katër netët LIVE

19 Nëntor, 2025 | 10:29 pm

Ndërsa na ndajnë më pak se një muaj nga ngjarja më e rëndësishme e fundvitit, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, artistët pjesëmarrës, Bendi muzikor drejtuar nga kantautori Elton Deda si dhe Orkestra e RTSH kanë nisur provat e para duke u bërë kështu gati për të gjitha detajet, përgatitjet dhe emocionet që pritet t’i dhurojnë publikut përgjatë 4 netëve live të Festivalit. Provat e para po zhvillohen në Sallën e Orkestrës Simfonike, ndërsa më pas i gjithë orkestracioni zhvendoset në Pallatin e Kongreseve për provat finale. Edhe këtë vit drejtoresha artistke e FEST 64 Elhaida Dani ka premtuar një festival të mbushur me emocione, muzikë të bukur, spektakël dhe shumë surpriza ku nuk do të mungojnë të ftuarit special.

Provat kanë nisur me pjesën e parë të artistëve që performuan më 19 nëntor, ndërsa pjesa tjetër do t’i bashkohet më 20 nëntor duke përmbyllur kështu fazën e parë të përgatitjeve. Artistët po punojnë nga afër me Orkestrën për të ndërtuar interpretimin live të çdo kënge, duke përshtatur detajet muzikore sipas konceptit të tyre artistik. Ndërsa ditët afrojnë ne mbetemi kureshtar për të zbuluar se kush do ta prezantojë edicionin e 64 të festivalit, por kureshtja shtohet edhe për këngët të cilat priten të publikohen për publikun gjatë muajit nëntor.

da1eaeeb 48af 4869 9aa1 75c1069f8d4a

f687e33c c7b5 4373 8d9b 0963f130a66a

Të ngjashme