Showbiz
Enxhi Nasufi largohet nga “Wake Up” dhe Top Albania Radio: një foto, një gjest dhe shumë pikëpyetje…
18 Nëntor, 2025 | 5:20 pm

Pas lajmeve që qarkulluan prej ditësh në media, duket se largimi i papritur i Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt nga emisioni “Wake Up” në Top Albania Radio nuk ka qenë aspak i qetë. Sipas burimeve, dy moderatoret kanë patur një konflikt të fortë mes tyre, çka ka sjellë edhe shkëputjen nga programi ku prej kohësh ishin pjesë e pandashme e mëngjesit të shqiptarëve.
Ndërkohë, sot në mëngjes, në vend të tyre u shfaq Heidi Baci, e cila mendohet të jetë një nga emrat që do të zëvendësojë moderatoret e larguara. Dhe duket se reagimi i Enxhit nuk ka vonuar.
Në një foto të postuar sot në Instagram, Enxhi shfaqet duke përqafuar qenushin e saj, por detaji që të bie në sy është gishti i mesit, i cili duket i ngritur në mënyrë të qëllimshme. Në një moment kur ajo nuk ka bërë ende një deklaratë publike, ky gjest ngriti menjëherë shumë pikëpyetje.
A ishte rastësi apo një mesazh i koduar?
Për ata që, sipas saj, e larguan nga puna?
Për Neadën, me të cilën thuhet se pati një konflikt të fortë?
Apo për Heidin, që sot u ul në vendin që deri dje i përkiste Enxhit?
Për momentin, Enxhi ka zgjedhur të flasë vetëm me këtë foto, një pozë e ëmbël me qenushin, por me një gjest që duket më i hidhur se i qeshur.













































