Showbiz
Ikën apo jo?Telenovela Enxhi dhe Neada po bëhet interesante.
17 Nëntor, 2025 | 6:57 pm

Prej disa ditësh në media kanë qarkulluar lajme për një perplasje fizike në ambientet e TAR mes moderatoreve te Wake Up Enxhit dhe Neadës.
Vajzat nuk kishin reaguar por si fillim Blendi ka publikuar një story në profilin e tij në instagram ku postonte lajmin, të cilit ai i vinte vulën “FAKE NEWS” (Lajm i rremë).
Edhe mëngjesin e sotëm, Blendi së bashku me vajzat pohuan se “ngjarja nuk ka ndodhur kurrë”.
Më pas ishte Blendi ai që ironizoi lajmin duke u thënë vajzave në një moment gjatë emisionit se do të shkëputeshin për “një përplasje fizike”.
Por nuk mbaron këtu, sepse telenovela po bëhet më interesante. Pas transmetimit te emisionit në rrjet kanë qarkulluar lajmet se televizioni Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.
Ky vendimi i drejtuesve të televizionit ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme mes moderatoreve.
Tani më na ngelet të presim per një konfirmim, ndonse zërat për largim janë të shumtë.












































