Kryefjala Logo

Nje dhuratë që mund të kushtojë deri në gjysmë milioni Euro, Dafina Zeqiri surprizohet nga bashkëshorti

14 Nëntor, 2025 | 7:42 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një surprizë të veçantë dhe mjaft të kushtueshme që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Kreshniku.

Në një postim në rrjetet sociale, Dafina ka publikuar pamje të një automjeti prestigjioz Rolls Royce, i cili mund të kushtojë deri në gjysmë milioni euro.

Këngëtarja ka shoqëruar fotot e makinës së re me një mesazh romantik, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave:

“Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka më pak.”

Postimi i Dafina Zeqirit është bërë viral brenda pak minutash, ndërsa ndjekësit kanë reaguar me komente urimi, ku e kanë përgëzuar për dhuratën luksoze, dhe gjestin e Kreshnikut.

IMG 6658
Screenshot

Të ngjashme