Kryefjala Logo

Zana Çela dhe Jonida Maliqi zbulojnë prapaskenat e jurisë së Fest 63 në puntatën e dytë të Podfestë

11 Nëntor, 2025 | 10:51 pm

Në episodin e dytë të Podfestë ishin të ftuara dy prej anëtareve të jurisë së FEST 63. Artistja Jonida Maliqi dhe Zana Cela e cila vitin e kaluar ishte kryetare e jurisë. Dy artistet përballë pyetjeve të Drejtoreshës artistike të Fest 64 rrëfyen prapaskenat si edhe peshën që një anëtar jurie mbart me vete.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe, festivali më pëlqeu shumë, këngët dhe interpretët, por ndërkohë që niveli është kaq i lartë, edhe përgjegjësia jonë rritet edhe më shumë, u shpreh Zana Cela.
Ndërkohë edhe Jonida Maliqi e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion u shpreh se përgjegjësia si anëtare jurie është e lartë. “ Ne kemi biseduar dhe argumentuar me njëri tjetrin për konkurentët, këngët, por në fund secili dha pikët që mendoi.
Dy artistet rrëfyen gjithashtu edhe fillimet e veta në karrierë, ku Zana Cela e cila prej dy vitesh mban rolin e Drejtoreshës në Agjensinë Kombëtare të Turizmit , tregoi se në Shkodër ka kënduar për herë të parë, ndërsa Shkodra Elekronike i riktheu nostalgjinë, “ ai grup më zgjoi nostalgji, sa mirë që Shkodra e vazhdon traditën dhe nxjerr talente të mrekullueshme cdo herë”, u shpreh Zana Cela. Ndërsa Këngëtarja Jonida Maliqi tha se në festivalin e këngës është ngjitur që në moshë të vogël, 13 vjce.
“ Festivali i këngës më ka rritur artistikisht”. U shpreh ajo.

Por Jonida Maliqi që atëherë është ngjitur në festivalin e këngës disa herë, ku jp gjithmonë ka kaluar në finale, adhfu sikurse edhe ka fituar vendin e parë, sikurse ndodhi në vitin 2018 dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Por po të kthehej pas cfarë do të ndryshonte Jonida Maliqi nga ai vit?

“ Është si ajo shprehja, po të isha edhe njëher nuse dija unë si nusëroja, kshu që edhe unë nëse do kthehesha pas do ndryshoja prformancën, mendoj që Shqiqëria cedoon këtu, sepse jemi vend i varfër dhe mundësitë ekonomike nuk janë njësoj si vëndet më të mëdha se ne”, theksoi Maliqi.

Të ngjashme