Kryefjala Logo

Elhaida Dani dhe artistë të Fest 64′ në RTSH, me stendë në Klik Ekspo Group.

8 Nëntor, 2025 | 5:05 pm

Në stendën e Radio Televizionit Shqiptar, pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Klik Expo Group , një hapësirë e vecantë iu kushtua promovimit të Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH. Nën moderimin e Drejtoreshës Artistike të Fest 64 Elhaida Danit, disa prej artistëve pjesëmarrës u bashkuan në këndin e dedikuar ku për rreth 60 minuta biseduan dhe treguan jo vetëm emocionet e tyre, pritshmëritë, por edhe përgatitjet e tyre për festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Nën rolin e moderatores Elhaida Dani bashkëbisedoi me secilin artist ku për rreth 60 minuta zbuluan elementë të këngëve, bashkëpunëtorët dhe emocionet përpara nisjes së provave live me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.
“Në këtë hapësirë ndam emocionet për këngët që artistët kanë sjellë, artin por edhe për netët e festivalit, dhe janë të gjithë shumë të emocionuar. Unë jam e lumtur që I takova perpara provave që do fillojnë në RTSH pas disa ditësh, dhe I takova tani që ende nuk e dinë se çfarë I pret, dhe se çfarë Po fillon të zihet. Ajo që di të them është se do të jetë një fundvit plot me emocione”, u shpreh në një intervistë ELhaida Dani.

Ky moment shënoi një atmosferë festive që I paraprin FEST 64.
Në përmbyllje të hapësirës dedikuar Fest 64, në ambientet e Pallatit të Kongreseve u hodh një shorte simbolik, ku 5 çifte fituese përfituan bileta falas për të ndjekur live një nga netët magjike të Festivalit të 64-të të Këngës.

Të ngjashme