Showbiz
Don Xhon romantik? Çfarë ka dashur të thotë me këtë postim?
8 Nëntor, 2025 | 7:09 am

Reperi i njohur shqiptar Don Xhoni ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim që ka ngjallur shumë reagime.
Së fundmi, ai ka publikuar në Instastory një foto me një vajzë misterioze, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar.
Në foton e postuar, vajza shfaqet me kurriz, ndërsa Don Xhoni ka shkruar: “Romantika s’po ka, se mansupa janë bo krejt.”
Me këtë postim, reperi ka lënë ndjekësit në dilemë, i cili gjithmonë jetën e tij e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.
Kujtojmë se Don Xhoni ka qenë më herët në një lidhje romantike me modelen e njohur ruse Ariana Lirey, por marrëdhënia e tyre përfundoi pak kohë më parë.













































