Kryefjala Logo

Ermal Mamaqi: “Nëse je i varfër, e meriton”

1 Nëntor, 2025 | 4:13 pm

Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ndezur diskutime në rrjet, duke folur për suksesin, përgjegjësinë personale dhe mënyrën se si njeriu e ndërton jetën e vet.

Gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”, aktori dhe sipërmarrësi tha se çdo njeri merr pikërisht atë që toleron dhe se varfëria, pas një moshe të caktuar, nuk është më fat, por zgjedhje. Ai nuk sheh si mundësi një qeverisje më të mirë, politika sociale për shtresat në nevojë, politika për mbështetjen e të rinjve apo zbutjen e korrupsionit, tenderat korruptivë por fajin ja lë vetëm njerëzve. Ndoshta për këtë ka pasur në studio njerëz me pushtet si Rama apo Veliaj dhe thjesht ka bërë humor pa i pyetur për mënyrën si qeverisin popullin.

“Nuk ka rëndësi nëse je në të 40-at apo në të 60-at,” – u shpreh Mamaqi.

“Unë besoj se gjithmonë ke kohë për të ndryshuar, por nëse je aty ku je, e meriton.
Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi.
Ne marrim atë që tolerojmë.
Nëse toleron shefin që të sillet keq, gruan apo burrin që të trajton keq, apo edhe veten tënde kur ha një tortë, atëherë do marrësh pasojat përkatëse.”

Sipas Mamaqit, suksesi nuk vjen nga fati, por nga vetëdisiplina dhe standardet që vendos njeriu për veten.

“Secili prej nesh është aty ku është, si pasojë e asaj që ka toleruar,” – përfundoi ai.

0c89a355 ee98 4a4d a7be 7ced5c6555e8

Të ngjashme