Kryefjala Logo

Angela Martini drejt divorcit nga bashkëshorti?

31 Tetor, 2025 | 5:35 am

Modelja shqiptare dhe ish-Miss Universe Albania, Angela Martini, i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe producentin rumun Dragos Savulescu? Kjo ishte pyetja që patëm menjëherë pas publikimit të lajmit nga TMZ.tv.

Lajmin e ndarjes e ka bërë publik portali i njohur amerikan TMZ.tv, i cili raportoi se Martini ka dorëzuar kërkesën për divorc, duke i dhënë fund përfundimisht marrëdhënies së saj me bashkëshortin.

IMG 5701
Screenshot

Angela Martini, e cila përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin “Miss Universe”, u martua me Dragos Savulescu në vitin 2018, në një ceremoni private dhe pa shumë bujë publike. Çifti jetoi për disa vite mes SHBA-së, Greqisë dhe Italisë, ndërsa shpesh ndanin me ndjekësit e tyre momente nga jeta luksoze, udhëtimet dhe projektet e përbashkëta.

Martesa e tyre u vu në qendër të mediave ndërkombëtare kur Dragos Savulescu u përfshi në një çështje të gjerë gjyqësore në Rumani, ku Angela i ka qendruar mjaft pranë. Nga martesa Angela dhe Dragos kanë edhe një djalë.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende koment publik mbi ndarjen, edhe pse lajmi i TMZ është publikuar vetëm disa orë më parë. Ndonse ata ruajnë ende fotot në rrjetet sociale që tregojnë se mund të jetë edhe thashethem.

Të ngjashme