Kryefjala Logo

Jo me fjalë, por me gjeste! Klea Huta tregon marrëdhënien me Elgit Dodën

30 Tetor, 2025 | 6:17 am

Rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë qenë të mbushura ditët e fundit me lajme nga më të ndryshmet që ngrinin dyshime për një ndarje të mundshme midis Klea Hutës nga Elgit Doda.

Spekulimet nisën nga ndjekësit në rrjete sociale pasi çifti kishin hequr shumë foto të përbashkëta nga profilet e Instagramit, gjë që ndezi menjëherë pikëpyetje.

Por Klea Huta me foton e fundit që ka publikuar në Instagram, i ka thënë fund të gjithë thashethemeve. Në foto, dora e saj dhe unazat. Pa asnjë koment, Klea Huta tregon se ndarja mes tyre s’ka ekzistuar.
IMG 5663

Të ngjashme