Showbiz
Nuk do ta besoni sa këngë janë paraqitur këtë vit në garë. Rekord me krijime në Fest 64′
29 Tetor, 2025 | 3:22 pm

Drejtoresha Artistike e Festivalit të Këngës, Elhaida Dani ka zbuluar gjatë një interviste me Dalina Buzin, detaje tepër të rëndësishme për Fest 64.
Gjatë intervistës ajo rrëfehet se ka pasur shumë telefonata dhe se ky vit ka pasur numrin më të lartë të audicioneve në krahasim me vitet e tjera.
Elhaida Dani:
Kanë marrë pjesë 120 këngë në audicione, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë audicion të Festivalit. Është një rekord!












































