Showbiz
Dy koleget bloggere bëhen bashkë. Hati rikujtoi puthjen e Grida Dumës vite më parë
27 Tetor, 2025 | 4:03 pm

Vajza e mbuluar me shami Hati një nga bloggeret e përfolura në Tik Tok dhe Instagram, ka qenë e ftuara e radhës në podcastin e moderatores dhe bloggeres kolege Grida Duma. Në këtë bisedë plot humor e nostalgji, Hati u rikthye për një çast në kujtimet e fëmijërisë, atëherë kur kishte pasur një takim të veçantë dhe një puthje me Grida Dumën, gjatë kohës që ajo kandidonte për Bashkinë e Durrësit.
“Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën, dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri,” rrëfeu Hati me buzëqeshje.
Grida Duma, duke e dëgjuar me vëmendje, e komentoi episodin me humor:
“Edhe për bukuri, është kjo taktika e marketingut politik, normal.”
Në këtë mënyrë, biseda mes dy grave bloggere solli një ndërthurje të këndshme mes kujtimeve, politikës dhe realitetit të sotëm, ku Hati pranoi se sot nuk ndjek fare politikë dhe ruan distancë nga ajo botë.












































