Showbiz
“Delirant, po media kështu i do”, Çfarë pati G-Bani me Laertin?
24 Tetor, 2025 | 6:58 am

Ish-banori i Big Brother Vip, G Bani, ka ironizuar aktorin Laert Vasili përmes një postimi në Instagram. Një ndjekës pyet G Banin se si është marrëdhënia e tij me Laertin dhe a ka folur, ndërsa këngëtari me tone ironie thotë: “Jo. Te after party kaloi dhe nuk foli. Te premiera e filmit po ashtu. Është intelektual çuni, opinionist te Për’puthen dhe te Top Story, jo do si do. Pak deliran, po media kështu i don.”
Ende nuk ka një reagim nga aktori Laert Vasili ndërsa këngëtari G Bani njihet si i drejtpërdrejtë dhe jo tolerant ndaj askujt.
Dukshëm G Bani la të kuptohej se marrëdhëniet mes tij dhe aktorin nuk janë aspak miqësore ndonëse të dy janë pjesë e botës së televizionit.













































