Showbiz
Chiara Ferragni e fiksuar me varset e Elena Braccini – të njëjtat që adhurojnë edhe Jonida Maliqi dhe Xhemi Shehu
21 Tetor, 2025 | 9:25 pm

Chiara Ferragni ka një tjetër pasion të ri në botën e aksesorëve: varset ikonike të krijuara nga Elena Braccini, që tashmë kanë pushtuar jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë.
Këto varse janë bërë simbol stili falë dizajnit unik – një zinxhir ngjyrë floriri që në mes mban një medalion të gdhendur me figurën e Shën Mërisë, të mbuluar me nuanca të ndryshme të gjalla. Një detaj që kombinon spiritualitetin, artin dhe luksin në një aksesor të vetëm.
Blogerja italiane më e njohur në botë është parë së fundmi me versionin bojeqielli të medalionit, i kombinuar në mënyrë perfekte me varesen gold, duke i dhënë një prekje delikate por të sofistikuar look-ut të saj ditor me xhaketë lëkure dhe çantë Hermès.
Interesante është se edhe yjet shqiptare të ekranit si Jonida Maliqi dhe Xhemi Shehu janë të dashuruara pas po të njëjtit brand, duke i bërë varset dhe unazat e Elena Braccini një aksesor të përbashkët të stilit mes Italisë dhe Shqipërisë.
Një simbol elegance dhe spiritualiteti që po bëhet “must have” i çdo garderobe.














































