Showbiz
“Neo Albanian Future” Elhaida Dani zbulon sloganin e festivalit të 64-t në RTSH
20 Tetor, 2025 | 6:17 pm

Po afron Festivali i 64 i Këngës në RTSH, dhe drejtoresha artistike Elhaida Dani ka vendosur të zbulojë detaje të reja.
E ftuar në Çasti i Duhur, ajo ka zbuluar sloganin e festivalit i cili do të jetë: “Neo Albanian Future”.
“Neo Albanian Future, që do të thotë shqiptarët që ja dalin në Shqipëri, shqiptarët që sjellin botën në Shqipëri. Dhe unë mendoj që Shqipëria po kalon një moment mjaft të bukur, interesant ku shqiptarët nuk kanë nevojë dhe janë shumë të zotë. Shqiptarët nuk kanë nevojë të shkojnë nëpër botë por edhe nëse shkojnë të kthehen te na japin ne atë gjënë e bukur. Kjo ka ndodhur dhe me artistë që i kemi këtë vit në skaletë, ka ndodhur me Kim, ka ndodhur me shumë emra të tjerë që kanë qene ně The Voice of Australia me Rita Orën në juri, por kanë vendosur të marrin pjesë në Festivalin e Fundvitit. Ky është për mua lajmmotivi i këtij viti, shqiptarët e mirë duhet te rrinë në Shqiperi”- ka thënë Elhaida.
https://www.instagram.com/reel/DQCKYDZgXEg/?igsh=MW9sejFranFpbGN1NQ==












































