Kryefjala Logo

Ish konkurrentja e “Perputhen” rrefen per here te pare: Do te martohesha 22 vjec por …

13 Shkurt, 2021 | 8:07 pm

189F35F1 F5B3 4ABF 9F20 C6F54E6A1F30
Margaret Shllaku ka qene modelja qe u be pjese vitin e kaluar ne Perputhen 1. Shpeshhere ajo eshte ftuar ne studio televizive ku ka dhene komentet e saj per konkurrentet e Perputhen 2 edhe pse vete doli beqare nga spektakli.

Margaret Shllaku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, se si ndryshoi jeta e saj sa hap e mbyll sytë.

Fotomodelja thotë: “Kam patur një lidhje 2 vjeçare, e cila nisi kur unë isha 20 vjeç. Ajo do të përfundonte në martesë, por ishte vendimi im që të ndaheshim, sepse nuk e shihja dot veten time ashtu.

Ai kërkonte nga unë të mos ndiqja pasionin tim për modelingun, dhe thjesht të qëndroja në shtëpi të isha gruaja e tij, dhe të merresha me bizneset e tij. Kur u ndava, mbështetjen më të madhe e mora nga familja, e sidomos nga nëna ime. Por ishte një ndarje dramatike, e cila vazhdoi për 3 muaj.”

Të ngjashme