Kryefjala Logo

1 vit pa Gerti Bogdanin, Edlira e kujton me mesazhin prekës

19 Shtator, 2025 | 7:31 am

18 shtator, shënohet një vit nga ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, ka kujtuar të shoqin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë që i ka lënë ky vit.

Ajo shkruan se këto 12 muaj i janë dukur një përjetësi, duke treguar dhimbjen e humbjes së një njeriu të dashur.

Postimi i plotë:

1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…

Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.
Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!

IMG 3330

Të ngjashme