Kryefjala Logo

Kengetarja shqiptare organizon ditelindjen ne periudhe pandemie, gjobiten te gjithe te ftuarit

11 Shkurt, 2021 | 1:21 pm

 

19B273DA 6C52 4868 A82C D3B6D3CF990C
Pandemia nuk e pengoi 22-vjetorin e këngëtares Diona Fona, që të shoqërohej me një organizim festiv. Ishte vetë vajza e ditëlindjes ajo që publikoi pamje nga festa, ku shfaqeshin ndër të tjera, edhe shumë të ftuar. Në mbrëmje ishte i pranishëm edhe këngëtari pejan, Dani, i cili këndoi disa nga këngët e tij më të njohura.

k-300x268.jpg

Teksa nuk u përpoq aspak ta fshihte, festa e Dionës duket se është pasuar nga një gjobë për të gjithë të pranishmit. Sipas Prive, në organizimin e këngëtares ka ndërhyrë policia dhe si rrjedhojë gjithë të ftuarit janë gjobitur me nga 200 euro.

989AA57D A0FF 43C5 A7CB 97D6E486C038 A169CFC9 1FE6 4518 BCAF 120F120A98C9 AA8B90F6 7873 487A A669 112BF105B7CA

Nëntorin  e vitit të shkuar, Diona Fona u infektua me Covid, diçka që e bëri me dije personalisht, përmes një videoje në InstaStory, ku shfaqej me maskë, teksa  sqaronte se nuk kishte qenë aktive ato ditë, pikërisht sepse ishte infektuar. Ndonëse virusi nuk e përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore, artistja u bëri thirrje të gjithë atyre që po e ndiqnin në rrjetet sociale që të bënin kujdes, për veten dhe familjarët.

“Kjo nuk është lojë”, do të shprehej Fona ndër të tjera, një deklaratë kjo që si për ironi të fatit do të vinte pak para se vetë Diona të thyente rregullat.

Të ngjashme