Kryefjala Logo

Sara Hoxha në të njëjtin plazh me Erik Fullanin, fotot që nxitën dyshime

9 Qershor, 2025 | 3:01 pm

Së fundmi influencerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha është përfolur se ka nisur një histori të re dashurie, pas ndarjes me reperin Ledri Vula.

Fillimisht u aludua se influencerja ishte në një romancë me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës. Por së fundmi referuar postimeve të bërë në rrjet, është krijuar një ide se kush është djali misterizo që i vodhi zemrën Sarës.

Teksa kaloi fundjavën buzë detit, Sara Hoxha është parë shumë pranë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, shkruan Ora News
IMG 8378

IMG 8377

Ka qenë dyshja në fjalë ata që kanë lënë hapësirë për aludime të tilla pas Fullani publikoi një foto nga bregu i detit. E pak çaste pas tij, nga i njëjti vend ka postuar dhe Sara.

Për rrjedhojë në rrjet është përfolur se dyshja në fjalë mund të jenë në lidhje, por ata mund të jenë edhe pjesë e një grupi shoqëror.

Megjithatë postimet e bëra së fundmi kanë dëshmuar se të shpeshta kanë qenë rastet kur dyshja në fjalë ka postuar nga i njëjti vend.

Të ngjashme