Lifestyle
Shqiptari Alban Ajdini, që punon dhe jeton në Itali, patenton këpucë që mund të lidhen me një gisht.
8 Mars, 2025 | 8:16 pm

I pyetur nga gazeta e famshme La Repubblica ai u shpreh se : “Unë i shpika këto këpucë për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”. Alban Ajdinit është 40 vjeç me origjinë shqiptare dhe jeton në Taranto Itali. Kjo patentë u njoh nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale.
Emri i modelit quhet “Këpucë që lidhen me njërën dorë apo gisht” dhe janë krijuar për të ndihmuar persona me aftësi të kufizuara, por edhe për të ofruar një alternativë të vlefshme në situata emergjente, ato në të cilat duhet të vishni këpucë me një farë nxitimi.
Me një dizajn të thjeshtë por funksional, këpucët sportive të krijuara nga Alban braktisin lidhëset , të cilat nuk janë komode për t’u lidhur, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në vend të lidhësve ka dy shirita elastikë , të cilat me një lëvizje të thjeshtë, lejojnë këdo që të veshin këpucët me lehtësi.

















































