Lajme
Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Ndalohet ndërrimi i gjinisë për personat nën 19 vjeç
29 Janar, 2025 | 8:33 pm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një tjetër urdhër përsa i përket transgjinorëve. Trump ka firmosur urdhrin që parashikon ndalimin me ligj të ndryshimit të gjinisë për personat nën moshën 19 vjeç.
Donald Trump ka theksuar dhe njëherë tjetër se mbështetja, promovimi, financimi apo sponcorizimi i personave që i përkasin grupimit të LGBTQ, nuk është pjesë e politikës amerikane. Gjithashtu ai ka bërë me dije se ligjet që parandalojnë apo kufizojnë ndërrimin e gjinisë, do të fuqizohen, shkruan Newsbomb.al
“Është në politikën e SHBA-së se nuk do të financojë, sponsorizojë, promovojë, asistojë ose mbështesë të ashtuquajturin ‘tranizicionimin’ e një fëmije nga një gjini në një tjetër, dhe do të fuqizojë të gjitha ligjet që ndalojnë apo kufizojnë këto procedura të dëmshme dhe ndryshuese të jetës”, ka deklaruar Trumpi, raporton agjencia e lajmeve “AP”.
Të hënën, Trump urdhëroi Pentagonin të rishikojë ushtrinë, që me shumë gjasë do t’i largojë transgjinorët nga ushtria.
Urdhri kërkon që programet e sigurimeve të menaxhuara nga shteti, përfshirë TRICARE për familjet ushtarake dhe Medicaid, të përjashtojnë mbulimin për këtë lloj kujdesi, dhe kërkon nga Departamenti i Drejtësisë që të ndjekë me forcë proceset gjyqësore dhe legjislative për të kundërshtuar këtë praktikë.
















































