Kryefjala Logo

Trump betohet mbi bibël, merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për katër vitet e ardhshme

20 Janar, 2025 | 6:20 pm

Donald Trump ka bërë betimin si President i 47-të i SHBA.

Donald Trump ka hyrë në sallën Rotunda, ku do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni me personalitete, ish-presidentë dhe anëtarë të botës së biznesit.

Menjëherë pas ceremonisë, Trump do t’u drejtohet qytetarëve amerikanë dhe do të zbulojë vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, shkruan Tpz.al

Betimi i Trump pritet të jetë një betim historik për Shtetet e Bashkuara ndërsa ceremonia pritet të ndiqet nga më shumë se 200 mijë qytetarë. Republikani bëhet presidenti i parë amerikan që nga Shekulli i 19-të që rifiton Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në një palë zgjedhje.

Të ngjashme