Lajme
Ish e dashura e Edi Ramës hidhet në sulm për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion Altin dhe Ilirjana Basha
11 Janar, 2025 | 5:21 pm

Delina Fico një emër i njohur si aktiviste e shoqërisë civile, e përmendur në media si bashkëshorte e ish ministrit të brendshëm Bledi Çuçi por shumë e famshme për lidhjen me kryeministrin Rama e shfaqur edhe në fotot e tij nudo në nje bregdet të huaj vite me parë, ka zgjdhur të rishfaqet në rrjete sociale me një koment që nuk kaloi pa vëmendje. Çifti Altin Basha dhe Ilirjana Basha që pas investigimjt te emisionit Piranjat u përfolën për korrupsion me fondet e teatrit, zgjuan revoltë edhe mes artistëve që me zë dhe figurë ju bashkuan gazetarëve të emisionit investigativ kundër çiftit regjisor dhe kostumografe. Altin Basha pas këtij skandali mediatik u shkarkua nga drejtimi i Teatrit Kombëtar por kjo ka shkaktuar zemërimin e Delina Ficos që reagoi me komente pro çiftit që aktorja Delinda Disha i nominoi publikisht “çifti i hajdutęve” në rrjete sociale, pikërisht në faqen Reporter.al.
Delina Fico komentoi :”Akuzat e një emisioni X nuk janë fakte.
Mos perhapni akuza te pavërtetuara. Mos dëmtoni imazhinn publik të një njeriu. Altin Basha është dhe mbetet nje regjisor i talentuar dhe intelektual publik i nderuar.
Lajmi për ndryshimin e drejtuesit të teatrit nuk ka pse të shoqerohet me akuza të pavërtetuara.”
Menjëherë nën komentin e ish të dashurës së kryeministrit Rama ka ardhur përgjigjja e stafit të emisionit investigativ Piranjat ata shjruajnë: “X eshte rrjet social i Elon Musk. Emisioni investigativ që ka publikuar fakte, të konfirmuara nga auditi i ministrisë së Kultures, quhet “Piranjat” dhe transmetohet çdo të premte tek Syri TV.”
















































