Showbiz
Ori Nebiaj infektohet me Covid, ja gjendja e saj!
1 Shkurt, 2021 | 1:31 pm

Virusit Covid-19 nuk ka mundur t’i shpëtojë dot as moderatorja Ori Nebiaj, e cila nuk ishte e pranishme në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
Lajmin e infektimit të saj e ka bërë të ditur vetë kolegu i Orit, moderatori Isli Islami. Teksa zhvillonte një intervistë me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Isli tregoi se Ori ishte me Covid-19.
Siç ai rrëfeu, fatmirësisht Ori ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte.
Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet.”- ka treguar Isli.
Më herët, edhe Isli u infektua gjithashtu me Covid-19 dhe mungoi gjatë emisionit. Po ashtu, për infektimin e tij na tregoi vetë Isli.
burimi: iconstyle












































