Showbiz
Luana Vjollca perndiqet serish nga nje fans, perfundon ne Prokurori
1 Shkurt, 2021 | 12:48 pm

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun Luana Vjollca ka përfunduar në prokurori dhe për shkak të një fansi.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.
Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.
Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.












































