Kryefjala Logo

Tronditet Parisi, sulm në një Mc Donalds, raportohet për viktima

22 Nëntor, 2024 | 6:41 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Paris, Francë.

Një person ka hapur zjarr në dyqanin “McDonald’s” dhe ka qëlluar disa herë me plumba drejt një personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Në njoftimin e policisë thuhej se personi ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën!

Deri më tani nuk ka të dhëna për shkakun e ngjarjes, ndërsa autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme