Lajme
Jepet masa arrest me burg për vrasësin e Martin Canit
22 Nëntor, 2024 | 11:46 am

Në një seancë që ka zgjatur vetëm pak minuta në dhomën e një spitali privat, të miturit M.P iu komunikua masa e arrestit me burg për vrasjen e Martin Canit.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se i mituri u njoh me masën e sigurisë teksa ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet.














































