Aktualitet
Gjakmarrja:“Dy familjet janë në konflikt të hapur, janë nga veriu”, kryekomisari zbulon detaje
21 Nëntor, 2024 | 9:02 am

Kryekomisari Asllan Shytaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me dëshminë që autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshi ka dhënë në Polici.
I ftuar në emisionin Top Story, kryekomisari ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është i plagosur, ndërkohë ka theksuar se gjatë dëshmisë ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.
Ndër të tjera Shtyaj thotë se familjet si ajo e viktimës por dhe ajo e autorit janë nga veriu dhe fatkeqësisht konflikti do të jetë i hapur mes tyre.
“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, tha Shytaj.
















































