Showbiz
Lediana nuk eshte e para qe Mevlani i dedikon kenge, ja per ke vajze tjeter e ka bere
31 Janar, 2021 | 2:01 pm

“Shiko Kush LUAN” doli jashtë pritshmërive edhe në këtë puntatë finale. Ndër gjërat më speciale të mbrëmjes së sotme ishin edhe xhirimet e patransmetuara më parë. Këto xhirime ishin prerë nga puntatat e ndryshme gjatë montazhit të programit dhe sonte u transmetuan për herë të parë.
Një nga momentet që u transmetuan sonte ishte nga puntata ku të ftuar ishin pjesëmarrësit e “Për’puthen”. Në këtë pjesë
Mevlani improvizon këngën e tij “Love Story” në “Shiko Kush LUAN” duke sfiduar Sindin pas performancës me violinë. Menjëherë pas këtij improvizimi Luana e pyet nëse kjo këngë është dedikim dhe ai zbuloi se po, por nuk dha një emër.
Duke u ngacmuar nga konkurrentët e tjerë ai zbuloi vetëm një detaj duke thënë: “Po them vetëm arushin”. Kështu të gjithë, sidomos vajzat zbuluan emrin e Fjorelës, ish-konkurrente e ‘Për’puthen’.












































