Aktualitet
Tragjike, vdes në aksident 25-vjeçari shqiptar në Greqi
30 Tetor, 2024 | 9:52 am

Një akisdent i rëndë i ka marrë jetën një 25 vjeçari shqiptar në Kretë. Ngjarja është shënuar pak pas mesnatës, rreth orës 02:00 në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.
Drejtuesi i një motori ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij është përmbysur me pasojë vdekjen e tij. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk mbante kaskë. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.














































