Kryefjala Logo

E rëndë!I jep fund jetës 31-vjeçarja në Tiranë

29 Tetor, 2024 | 9:54 am

Një ngjarje tronditëse është regjistruar orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”.
Shkaqet janë ende të paqarta sakaq lajmi është bërë me dije nga vetë policia e cila thotë:

“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.”

Të ngjashme