Kryefjala Logo

Plaku që sheh tv,ha dhe flet çdo ditë me gruan që nuk jeton më

24 Tetor, 2024 | 9:39 am

Ky është Clarence.
Jeton në Glennville, Shtetet e Bashkuara. Është viti 1948. Ai takohet me Carolyn dhe bie në dashuri në çast.
Ata martohen vitin e ardhshëm.
Ata shikojnë televizor, bëjnë shëtitje të gjata, kuptojnë njëri-tjetrin me një shikim. Çdo ditë ata shkojnë për të ngrënë në të njëjtën restorant. Ata ndajnë ëndrrat, shpresat, gëzimet dhe hidhërimet.

Ata e duan njëri-tjetrin.
Clarence dhe Carolyn jetojnë një jetë të thjeshtë dhe paqësore. Pas mbi gjashtëdhjetë vjet martesë, gruaja e tij fluturon në parajsë. Clarence është 93 vjeç.
Ai e viziton atë çdo mëngjes me lule, i jep një puthje, pastaj vjen në shtëpi, e merr foton e saj, e vendos pranë tij dhe ata shikojnë televizor së bashku.
Clarence komenton, bën shaka, flet me gruan e tij si gjithmonë. Familja e tij është e shqetësuar, kanë frikë se ai nuk do të jetë në gjendje të përballojë vetminë. Clarence buzëqesh. Ai nuk ndihet aspak vetëm. Çdo ditë ai shkon në darkën e tyre, ulet në të njëjtën tryezë, porosit të njëjtat pjata. Teksa hante ai buzëqesh me foton e gruas së tij. E shikon me sy plot dashuri. Ata ishin të bashkuar, të lidhur ngushtë, janë ende. Distanca nuk e tremb atë. Karolina e tij është gjithmonë pranë tij.

Të ngjashme