Kryefjala Logo

Flet Ahmed Kalaja mbi shtetin Bektashi:As për një shtet mysliman nuk jam

21 Tetor, 2024 | 9:29 am

Ahmed Kalaja,cili gjatë një interviste në emisionin “2984” të Albano Bogdos, ka komentuar me skepticizëm idenë e krijimit të një shteti Bektashi në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Kalaja e ka cilësuar këtë propozim si të pazakontë dhe të papranueshëm, duke theksuar se një shtet i tillë nuk do të ishte i pranueshëm për shumë faktorë. Ai theksoi se edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë i qartë në qëndrimin e tij kundër kësaj nisme.

Pjesë nga biseda:

Bogdo: Çfarë mendon për shtetin Bektashi?

Kalaja: Unë jam me të gjithë faktorët, të cilët kanë thënë që kjo nuk është normale dhe nuk duhet të funksionojë. Është e paqartë situata, mënyra se si u tha, mënyra se si u soll. Neve si KMSH nuk na bëjnë aspak komod për të dhënë OK. Deklarata e KMSH ka qenë e qartë.

Bogdo: Nëse bëhet shteti Bektashi dhe çelen orekset e reja, duam dhe shtetin Mysliman, ti çfarë ministrie do merrje?

Kalaja: Nuk jam as për shtetin mysliman.

Të ngjashme