Kryefjala Logo

E reja proteston në Tiranë me pankartën kundër Erion Veliaj, polici bashkiak i “turret” me forcë!

20 Tetor, 2024 | 12:13 pm

Këtë të diel në kryeqytet është duke u zhvilluar Maratona e cila nisi prej orës 09:00 e pritet të përfundojë në 16:00.

E teksa vrapuesit po garojnë, një grup të rinj kanë vendosur që të protestojnë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. Me pankarta në duar të rinjtë janë pozicionuar në një nga trotuaret e kryeqytetit ku dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Por atyre u është dashur që të përballen me një sjellje të papracedentë nga një prej policëve bashkiak.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale polici bashkiak i është “turrur” një vajze e cila në duar po mbante një pankartë me foton e kryebashkiakut Erion Veliaj mbi fytyrën e të cilit ishte vendosur një “x”.

“Veliaj kampion absolut i vjedhjes”, “Welcome to: Inceneratori i Tiranës”, “Ku janë konviktet?”, “Ju vraponi në maratonë 1 ditë, ne vrapojmë për të kapur mësimin çdo ditë”, ishin disa prej pankartave që mbanin të rinjtë në duar.

/NewsBomb.Al/

Të ngjashme