Kryefjala Logo

Vrau gruan në sy të fëmijëve, flet autori në Itali

10 Tetor, 2024 | 6:48 pm

“E vrava, por nuk e di pse e bëra” kështu është shprehur autori i vrasjes së 24-vjeçares Eleonora Toçi.

Tragjedia në familjen Toci ndodhi ditën e djeshme në orën 05:00 të mëngjesit në shtëpinë e Lulzim dhe Eleonora Toçit dhe dy fëmijëve të mitur, në një lagje të qetë, në Caserta Itali.

Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.

‘Babi vrau mamin’, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Babai i autorit ka thënë më herët se çifti kishte pasur probleme, por çdo gjë mes tyre ishte sqaruar. Në një video ekskluzive pak momente pasi ngjarjes, miku i tij ka shpjeguar se tre ditët e fundit Lulzimi nuk kishte shkuar në punë sepse vuante nga depresioni.

Të ngjashme