Lajme
Kisha Katolike dhe Ortodokse, drejt një vendimi historik
9 Tetor, 2024 | 8:57 am

Pashkët ortodokse dhe ato katolike mund të festohen nga besimtaret e krishterë ne të njëjtën datë. Ky propozim për unifikimin e tyre është ende në fazë diskutimesh, por duket se shumë shpejt do të miratohet.
Sipas mediave të huaja, propozimi ka marrë edhe “dritën jeshile” nga Papa Françesku. “Pashka i përket Krishtit, jo neve që jemi të vdekshëm”,- tha Papa.
Dy krerët e Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike Romake kanë ndarë perspektivën e tyre të përbashkët, duke theksuar se “rregulli” i festimit të Pashkëve do të jetë i përhershëm.
Duket se shtysë e këtij konsensusi është bërë edhe viti 2025, kur do të ketë një koincidencë kalendarike të Pashkëve Ortodokse me Pashkët Katolike.
















































