Kryefjala Logo

Lindi fëmijën në makinë, si paraqitet gjendja e nënës dhe e bebit

9 Tetor, 2024 | 8:55 am

Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë. Lajmi jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”.

Ditën e djeshme u raportua se makina që po e transportonte u bllokua në trafik, pasi protesta e opozitës solli pasojë edhe bllokimin e shumë rrugëve, gjë që krijoi paralizë të trafikut.

Të ngjashme