Lajme
La pas dy fëmijë, kush ishte 37 vjeçarja që humbi jetën bashkë me foshnjën
8 Tetor, 2024 | 6:21 pm

Brunilda Filaj Deliu është 37-vjeçarja e cila humbi jetën të hënën e 7 tetorit, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ku ishte dërguar për shkak të komplikacioneve shëndetësore pasi kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
Sipas asaj që Newsbomb.al raportoi dhe më herët 37-vjeçarja së bashku me foshnjën e saj humbën jetën në ambientet e QSUT. Nga informacionet e marra mësohet se foshnja kishte jetuar vetëm disa orë dhe më pas fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, ndërkohë nëna prej të shtunës ndodhej në reaminacion në gjendje të intibuar.

Pavarësisht ndihmës dhe përkujdesit të bluzave të bardha 37-vjeçarja nuk ka arritur të shpëtojë duke ndërruar jetë mëngjesin e së hënës.
Fillimisht 37-vjeçarja ka qenë në maternitetin Mbreteresha Geraldinë, por pas komplikacioneve është dërguar në QSUT. Newsbomb mëson se gruaja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë, një djali dhe një vajze të vogël
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.
















































