Lajme
U bllokua në trafik për shkak të protestës, gruaja në Tiranë lind në makinë
7 Tetor, 2024 | 9:47 pm

Pasditmen e sotme në Tiranë, opozita ka mbajtur protestë, e cila ka shkaktuar probleme në trafik dhe qarkullimin e makinave dhe njerëzve.
Portali Zëri.al ka publikuar në faqen zyrtare në Instagram, videon e një gruaja shtatzënë e cila ka mbetur e bllokuar në trafik teksa shkonte për të lindur foshnjën. Ajo ka sjellë foshnjën në jetë në makinë dhe menjëherë është shoqëruar për në spital ku e kanë pritur bluzat e bardha.
Ndonse shihen si nëna dhe foshnja nxirren tek spitali, nuk dihen të tjera detaje.
















































