Lifestyle
Shqisa e gjashtë e gruas,shpëton jetën e burrit
29 Shtator, 2024 | 11:43 am

Ai është Joe.
Ai jeton në Kansas City, Shtetet e Bashkuara. Ai është një mekanik. Pak ditë para se të mbushte gjashtëdhjetë vjeç ai është ulur në tavolinë me gruan e tij Bev. Teksa ha ndjen dhimbje në stomak.
Nuk është i alarmuar, ha shumë, ndoshta i duhet një sy gjumë për t’u rikthyer në formë. Por Bev e shikon në sy. Ajo ka një ndjenjë të keqe. Edhe pse Joe ankohet shpesh për dhimbje stomaku, këtë herë diçka nuk shkon.
Zemër, i thotë ajo, mendoj se ke një problem me zemrën, shko bëj një skanim të zemrës menjëherë. Joe nuk është i bindur, nuk është asgjë serioze. Do të kalojë, si gjithmonë. Por gruaja e tij këmbëngul dhe, për ta bërë të lumtur, pas diskutimeve të gjata ai shkon në spital. Ndërsa bën një test stresi, atij i bie të fikët. Asnjëherë nuk i kishte ndodhur. Me sa duket ai ka dy arterie të bllokuara të zemrës. Mjekët e pranojnë, bëjnë gjithçka që u nevojitet, Xho ndihet më mirë.
Por në mes të natës ai bërtet nga dhimbja. Është sikur ka një thikë të ngulur në shpinë. Pas shumë testeve del në pah një problem tjetër. Fshikëza e tëmthit nuk i punon, mëlçia i është zmadhuar. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe pas dhjetë ditësh ishte jashtë rrezikut për jetën. Mjekët thonë se ishte me fat që kishte bërë kontroll dhe ishte në spital kur ishte i sëmurë, sepse ishte afër një ataku kardiak.
Sikur mundi të lexonte të ardhmen, mundi një sëmundje që do ta largonte. Xho mban në krahë Bev, magjistaren e tij, dashurinë e jetës së tij. Ata janë të martuar për shumë vite, kjo është me të vërtetë fat.















































