Kryefjala Logo

Një dashuri e lënë pushim për 50vjet,e cila rindizet që në takimin e parë

22 Shtator, 2024 | 12:54 pm

Kjo është Elaine.
Ajo jeton në Allentown, SHBA, studion shumë, është më e mira në klasë; ka vetëm një gjë, ose më mirë dikë që asaj i pëlqen më shumë se librat.
Ai quhet Roland dhe është sportisti më i pëlqyer në shkollë. Është viti 1952. Elaine bashkohet me skuadrën e tifozëve për ta takuar atë dhe më në fund arrin të flasë me të. Ata merren vesh menjëherë. Ata shkëmbejnë buzëqeshje në korridoret e shkollës, kalojnë fundjavat në pishinë, kërcejnë me meloditë e Kansas City në sallën e balloit të qytetit.

Elaine do të donte shumë ta puthte, por ndrojtja e mban atë; Roland nuk bën as lëvizjen e parë dhe koha kalon. Pas diplomimit, Roland shkon në universitet, bëhet një lojtar profesionist bejsbolli. Elaine punon për një gazetë lokale që gjithashtu mbulon sportet, ndërsa e ndjek karrierën e tij nga larg.
Ndërkohë ajo njihet me një burrë, martohet, bëhet nënë e tre fëmijëve. Zemra i dhemb kur, pak kohë më vonë, lexon se Roland është dëmtuar dhe nuk do të luajë më. Ajo do të donte t’i shkruante atij, por është shumë e përqendruar te marrëdhënia e saj me të shoqin, e cila nuk funksionon, dhe më pas vjen divorci. Elaine i rrit fëmijët e saj vetëm, pa menduar për asgjë tjetër.

Është viti 2003. Një shoqe e telefonon për t’i thënë se kanë organizuar një ribashkim me shoqet e shkollës së mesme. Elaine është e emocionuar. Ditën e festës vishet mirë dhe, sapo hyn në dhomë, ndeshet me Rolandin. Ata flasin përsëri për orë të tëra, sikur të mos kishte kaluar kohë.

Në momentin e lamtumirës afrohet dhe i jep atë puthjen që ka pritur prej pesëdhjetë vjetësh. Letrat, telefonatat, emailet vijojnë; Elaine ndihet sërish si një vajzë e vogël kur bën gati valixhet për të kaluar tre ditë në Miami me të dashurin e saj. Që nga ai moment ata nuk e lanë më njëri-tjetrin. Është viti 2023. Elaine dhe Roland vendosin t’i bëjnë vetes një dhuratë për ditëlindjen e tyre të 88-të. Të rrethuar nga fëmijë dhe nipër e mbesa shkojnë në altar. Dhe ata kërcejnë përsëri me melodinë e Kansas City.

Të ngjashme