Lifestyle
Njihuni me çiftin që festoi dasmën natën e Halloween-it të veshur si mumje dhe kllouna
17 Shtator, 2024 | 9:37 am

Kjo është Lexie Roessler, 24 vjeç, që jeton në Ohio, Shtetet e Bashkuara.
Ajo gjeti fotot e dasmës së prindërve të saj, John dhe Nancy, dhe nuk mundi ta mbante të qeshurën.
Ceremonia e tyre ishte vërtet origjinale. Ishte nata e Halloween-it në 1992, mami dhe babi ftuan miqtë dhe të afërmit për një festë me kostum.
Gjyshërit dhe stërgjyshërit u shfaqën të veshur si mumie, kllounë, lepurushë, kishte gjithçka. Prindërit e Lexie-t kishin veshur fustane nusërie dhe kur mbërritën të gjithë të ftuarit zbuluan të vërtetën: nuk ishte thjesht një festë me kostum, por ishte festa e dasmës.
Ata donin të martoheshin, por pa stresin për të zgjedhur vendndodhjet, lulet, menutë, ftesat… Ata thjesht donin ta ndajnë atë moment të bukur me të dashurit, dhe kështu u bë. Pa më të voglin stres ata bënë dasmën e ëndrrave të tyre.















































