Kryefjala Logo

Braktis studimet për dashurinë ndaj detit/Bëhet marinarja e parë në Capri!

28 Gusht, 2024 | 10:59 am

Ajo është Valeria,jeton në Capri. Ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërkohë ka punuar në sportelin e një kompanie detare. Në momentet e lira shikon detin dhe ëndërron të lundrojë.

Asnjë nga familja e saj nuk është marinar, kështu që Valeria i lutet punëdhënësit të saj që ta mësojë të lundrojë. Pasi të përfundojë turni, ata hipin në barkë, Valeria mëson të drejtojë, ankorojë dhe lajë varkën në fund të ditës. Ajo bie në dashuri me atë jetë.

Është viti 2020. Valeria merr patentën e lundrimit me varkë dhe ndërpret studimet. I pëlqen arti, por e do detin. Ajo shkon herët në shtrat, zgjohet në agim dhe punon si marinare. Njerëzit thonë se ajo nuk ka traditë pas saj dhe është edhe grua, nuk ia del dot.

Valeria vazhdon pasionin e saj dhe hap pak nga pak një kompani transporti. Me varkën e saj, të cilën ajo e quan L’Intrepida, ajo merr turistë nga e gjithë bota nëpër brigjet e ishullit.

Sot Valeria është 25 vjeç. Ajo është e vetmja femër marinare në Capri.

Ajo flet anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe qëndis mbulesa mbrojtëse dhe jastëkë për varkën.

Ajo drejton një varkë druri, me timonin e jashtëm dhe trungun për të shënuar rrugën që kërkon shumë forcë në krahët e saj. Është një punë e bukur, e lodhshme që e bën të lumtur.

Valeria ka një flotë prej tre varkash dhe po aq punonjës.

Një prej tyre është babai i saj, të cilit ia ka transmetuar dashurinë për detin.

Të ngjashme