Kryefjala Logo

Pas zjarreve masive,përmirësohet situata në Shëngjin

31 Korrik, 2024 | 9:37 am

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes qindra forca operacionale dhe dy avionë Canadair të ardhur nga Italia angazhuan për shuarjen e flakëve, si pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.

Veç Shëngjinit, është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël.

Të ngjashme