Kryefjala Logo

TOGA FEST shndërron Muzeun e Forcave të Armatosura në një ‘fushëbetejë’ kërcimi

25 Korrik, 2024 | 5:42 pm

– Marrje, marrje!
– Togëkomandant operacioni ‘Kërce nën tingujt e muzikës’, u krye me sukses
E dëgjuat apo jo?

Më 19 Korrik, Muzeu i Forcave të Armatosura u shndërrua në një fushëbetejë kërcimi me në krye veteranët e elektronikës. Në një natë të vetme, u rreshtuan të gjithë për një dhe marshuan drejt tingujve të disa prej artistëve më me zë lokal dhe ndërkombëtar. Flurald, Fanatek, Amer Doux, TRIART dhe Undercatt elektrizuan skenën e TOGA Fest për orë me radhë duke i dhënë një atmosferë ndryshe muzeut, i cili për here të parë priti një turmë me motive elektronike.
TOGA Fest përveçse një festë elektronike ishte trumpeta promovuese e Muzeut të Forcave të Armatosura këtë verë. Duke u dhënë mundësinë turistëve vendas dhe të huaj për të eksploruar avionët luftarakë, artileritë e rënda, anijet lundruese dhe tanqet të ndriçuara nga dritat e festës.

Nën efektet vizuale që ndriçonin objektet e muzeut dhe nën ritmet e muzikës, gjeneralët e ushtrisë së qejfit festuan deri në mesnatë.
TOGA Fest si një ndërthurje mes historisë, kulturës dhe muzikës i shtohet kalendarit të eventeve të kryeqytetit. E për ata që nuk ju bashkuan ushtrisë së qejfit, na mbetet thjesht t’ju themi të përgatiteni për vitin e ardhshëm, pasti TOGA Fest rikthehet sërish.
Po ti, e njeh vijën tënde të kuqe? Qëndro gati për thirrjen e radhës nga TOGA e qejfit.

Të ngjashme