Kryefjala Logo

Tërmeti tund Shqipërinë në orët e para të mëngjesit/Sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqëndra?

24 Korrik, 2024 | 10:25 am

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42 në disa qytete të vendit.

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.

Të ngjashme