Showbiz
Bleona Qerreti paraqitet në Gjykatë, ç’po ndodh me këngëtaren?
22 Korrik, 2024 | 1:05 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti, paraqitet në gjykatën e Tiranës.
Bleona Qerreti është paraqitur në gjykatë për pushimin e një kallezimi të bërë nga kjo e fundit kundër një arkitekteje.
Sipas VoxNews, këngëtarja e njohur shihet duke lënë sendet e saj për të hyrë në ambientet e gjykatës.
Padia është ngritur nga këngëtarja pas një debati për çështje pagesash.
Nga hetimet nuk janë gjetur shkelje dhe çështja ka ardhur në gjykatë për pushim.













































